Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE sqaron tenderin për menaxhimin e KNK-ve

Për të shpejtuar, monitoruar dhe ndjekur në çdo kohë, online, të gjithë procesin e paraqitjes së kërkesës/ankesës nga abonenti, deri në zgjidhjen e saj, OSHEE po investon në vendosjen e një sistemi modern elektronik, model ky që shoqërohet edhe me riorganizimin e strukturës së KNK, përfshi këtu deri në arredimin, vendosjen e sportelit të arkës, pritjes së abonentit, kioskes elektronike për numrin e rradhës, deri te njoftimet, logot, me TV, postera, etj. (model ky që zbatohet prej vitesh nga bankat apo sportelet e QKR-së)

Pra, investimi nuk përfshin vetëm posterat, të cilat janë vetëm një pjesë e vogël e ndryshimit rrënjësor të 14 qendrave kryesore të Kujdesit ndaj Klientit, por të gjithë procesin që synon ofrimin e shërbimit model dhe dinjitoz për abonentët e OSHEE.

energjia.al  31.05.2016