Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nis ndërtimi i TAP në Greqi, të pranishëm Peleshi e Gjiknuri

Zëvëndëskryeministri z.Niko Peleshi, shoqëruar nga Ministri i Energjisë dhe Industrisë z. Damian Gjiknuri mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të gazsjellsit TAP në Selanik, me ftesë të Kryeministrit grek Alexis Tsipras.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin gjithashtu edhe kryeministri gjeorgjian Kvirikashvili dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë nga Italia, Turqia, Azerbajxhani etj.
Në fjalën e tij, zëvëndëskryeministri Peleshi theksoi rëndësinë që ka gazsjellësi TAP për rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, duke theksuar impenjimin e qeverisë shqiptare për të qëndruar një partner i besueshëm.
Peleshi e konsideroi TAP nje projekt madhor për të ardhmen e gjithë Europës, i cili do të kontribuojë në diversifikimin e mëtejshëm të burimeve të furnizimit me energji të kontinentit te vjetër.
“TAP është një projekt madhor jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin tonë, por për të ardhmen e vet Europës. Sigurimi i energjisë me çmime të përballueshme është një nga sfidat më të mëdha që BE-ja aktualisht përballet. “ tha Peleshi.
Gjithashtu, ky projekt ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në marrëdhëniet e vendeve ku kalon duke nxitur bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e tyre të qëndrueshëm.
“Integrimi rajonal përmes korridoreve rrugore, gazsjellësve, si dhe zgjerimi në sektorin e prodhimit mbetet në krye të axhendës sonë të përbashkët. Ajo që ne besojmë është se rritja e bashkëpunimit ekonomik në rajonin tonë është themeli për zhvillimin e qëndrueshëm dhe paqe.” shtoi Peleshi.
ceremonia e tapGazsjellësi Trans Adriatik (TAP) do të nisë në afërsi të Kipoit në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Nga kjo pikë TAP-i do të vazhdojë në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së Veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas do të vazhdojë drejt perëndimit përmes Shqipërisë deri në bregdetin e Adriatikut.
Seksioni detar i gazsjellësit do të nisë në afërsi të qytetit shqiptar të Fierit, dhe do të kalojë nëpër Detin Adriatik për t’u lidhur me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë e Jugut. TAP do të jetë afërsisht 878 km i gjatë (Greqi rreth 550 km; Shqipëri 215 km; Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km). Pika më e lartë do të jetë 1800 metra mbi nivelin e detit në malet shqiptare, ndërsa pika më e ulët do të jetë 820 metra në thellësi të ujërave në Adriatik.
Gjurma e TAP-it përmes Detit Adriatik do jetë rreth 105 km e gjatë dhe do të shtrihet në shtratin e detit nga bregu shqiptar deri në atë italian. Shqipëria po përgatitet që në momentin kur të mbërrijë gazi përmes TAP, vendi të ketë gati infrastrukturën e shpërndarjes për të shfrytëzuar maksimalisht këtë mundësi. Me asistencë ndërkombëtare po hartohen dokumentet e rëndësishme të Masterplanit të Gazit dhe Studimit të Fizibilitetit, të cilat do të jenë baza për procesin e gazifikimit të vendit.
energjia.al  18.05.2016