Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KEDS prezanton planin zhvillimor

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) bën prezantimin e Planit zhvillimor të rrjetit të shpërndarjes në Kosovë.

Të pranishëm do të jenë ministrat e diskasterit të ekonomisë, kryetarët e komunave, ambasadorë të shteteve më të fuqishme dhe të gjithë akterët tjerë që kanë të bëjnë me energjetikën dhe ekonominë.

Energjia elektrike e mundëson zhvillimin ekonomik dhe është e domosdoshme për çdo amvisëri, gjë që e lartëson rëndësinë e këtij prezantimi, ku do të paraqiten planet për avancimin e njërës nga fushat më të rëndësishme për një vend, siç është rrjeti energjetik.

Prezantimi parasheh në detaje investimet në secilën lagje të secilit lokalitet. Plani zhvillimor paraqet periudhën e investimeve për vitet 2016-2025.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  18.05.2016