Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta 45 USD/fuçi

Tri falimentimet e kësaj jave tregojnë se çmimi i naftës në 45 dollarë për fuçi nuk është mjaftueshëm për të shpëtuar kompanitë e sektorit nga kolapsi.

Që prej fillimit të vitit 2015, 130 kompani të Amerikës së Veriut kanë shpallur falimentimin duke zotëruar në borxh prej rreth 44 miliardë dollarë në total. Gjatë kësaj jave tri kompani të tjera kanë shpallur falimentimin me një borxh të kombinuar prej rreth 11 miliardë dollarësh.

Të paktën tre kompani të naftës dhe gazit, përfshirë Breitburn Energy Partners dhe SandRidge Energy, që kanë një borxh prej rreth 8 miliardë dollarësh, janë pranë dështimit në pagesa. Falimentimet janë përshpejtuar pasi për kompanitë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të rritur kapital.

Kompanitë e energjisë kanë qenë të përjashtuara virtualisht nga tregjet e borxhit me yield të lartë, bankat po shkurtojnë linjat e kreditit dhe shitjet e aktiveve janë ngadalësuar së fundmi, shkruajnë mediat ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.

Audituesit e kompanive po bëhen gjithnjë e më skeptik mbi aftësinë e këtyre për të vazhduar në biznes. Ekspertë thonë se do të duhet një nivel i çmimeve të naftës prej 80-100 dollarë për fuçi që këto kompani të mbijetojnë. Sipas tyre, 45 dollarëshi për fuçi nuk ka për të shpëtuar asnjë dhe ato kompani që kanë falimentuar me 30 dollarë, do vazhdojnë të falimentojnë edhe me çmimet aktuale.

Telegrafi,  14.05.2016