Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rezoluta për ERE, prioritet konsumatorit

Miratimi i tarifave dhe i çmimeve të energjisë elektrike duhet të ketë parasysh nga njëra anë mbrojtjen e konsumatorit, papërballueshmërinë dhe rritjen e transparencës ndaj tij dhe nga ana tjetër përmirësimin e treguesve dhe rritjen e cilësisë së shërbimit.

Ky është një ndër rekomandimet kryesore që komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese pritet ti paraqesë Entit Rregullator të Energjisë, në Rezoluten për veprimtarinë e vitit 2016.

TV SCAN ka arritur të sigurojë draftin e kësaj Rezolute, në të cilën krahas vlerësimit të aktivitetit vjetor 2015 të këtij institucioni, i jepen dhe rekomandimet për përmirësimin e performancës për këtë vit.

Kështu sipas rezolutës, rekomandohet të trajtohen me përgjegjshmëri e seriozitet ankesat e konsumatorëve dhe veçanërisht të ankesave me objekt “energji e pamatur”, “mbi faturim” dhe “faturimin afrofe” të cilat përbëjnë dhe përqindjen më të lartë të ankesave, në mënyrë që konsumatori të mos ndjehet i pambrojtur përballë operatorit.

Gjithashtu rekomandohet që të vijojë monitorimi i OSHEE në mënyrë të veçantë në lidhje me transparencën në tregun e energjisë elektrike dhe investimet e kryera nga ky institucion.

Sipas Rezolutes, rekomandohet se duhet të merren masat e nevojshme për miratimin e “Metodologjisë së përcaktimit të çmimit të shitjes së energjisë për prodhuesit e energjisë së hidrocentraleve”.

Scan TV,  12.05.2016