Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Orikum, punonjësi i postës nuk dorëzoi lekët te ish-CEZ

Policia ka filluar proçedimin penal për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” kundrejt ish-punonjësit të zyrës postare Orikum.

Sipas policisë S.R ka vjedhur 120 mijë lekë, para të grumbulluara nga pagesat e faturave të energjisë, ndaj një shtetasi.

“Në kontratën e energjisë elektrike të shtetasit: A.H. 44 vjeç, banues në Orikum- Vlorë, dyshohet se shtetasi: S.R., ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën një shumë prej 120.000 lekë të rinj (ose: një milion e dyqind mijë lekë të vjetra), gjatë muajve; Mars, Gusht, Shator të vitit 2013, së bashku me kamat-vonesat. Duke marrë dhe përvetësuar kështu të gjitha parat e grumbulluara për pagesat e faturave të energjisë elektrike, duke mos i dorëzuar pranë OSHEE-së (ish – ÇEZ).”

Ora News,  11.05.2016