Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kërcejnë çmimet e naftës në bursat botërore

Çmimet e naftës u rritën të enjten, teksa një zjarr i madh i pakontrolluar në Kanada ndërpreu prodhimin e naftës ranore, ndërsa përshkallëzimet e luftimeve në Libi kërcënuan prodhimin e vendit të Afrikës së Veriut.

Kontratat e së ardhmes për treguesin e naftës së papërpunuar evropiane, Brent u tregtuan j në 45.36 dolalrë për fuci, 74 cent më lart ose 1.7 për qind nga mbyllja e tyre e fundit, pas tri ditësh së rënies së çmimeve.

Kontratat e së ardhmes për treguesin e naftës së papërpunuar  amerikane, WTI u rritën me 95 cent, ose 2.2 për qind, në 44.73 dollarë për fuci.

Tregtarët thanë se çmimet e WTI po rriteshin nga një flakë e tërbuar e pakontrolluar në Kanada që ndërpreu prodhimin e naftës në provincën Alberta.

Një zjarr masiv ka detyruar evakuimin e të 88,000 banorëve në qytetin perëndimor kanadez të naftës Fort McMurray dhe ka djegur 1600 struktura, dhe ka potencial për të shkatërruar pjesën më të madhe të qytetit, thanë autoritetet.

Revista Monitor,  05.05.2016