Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta rritet teksa bie dollari

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 1 për qind të martën teksa dollari ra në nivelin e ulët 18-mujor kundrejt jen, duke nxitur potencialisht kërkesën e karburantit, edhe pse fitimet u kufizuan nga rritja e prodhimit në Lindjen e Mesme që përtërinë shqetësimet e rishfaqjes së teprisë së furnizimit global.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u tregtuan në 46.29 dollarë për fuçi, rreth gjysmë dollari më lart  ose 1 për qind nga mbyllja e tyre e fundit. U Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë për naftën e papërpunuar  amerikane, WTI u rritën pothuajse gjysmë dollari dhe më shumë se 1 për qind në 45.25 dollarëpër fuçi.

Ka pasur lëvizje të ngjashme në tregjet e naftës fizike, ku nafta bruto e Dubait, sikundër  agjencia e raportimit të çmimit Platts, u rrit në një mesatare prej 39.028 dolalrë për fuçi për prill, shifra më e lartë në pesë muaj, referuan tregtarët.

Çmimet e larta të naftës erdhën si pasojë e rënies së dollart, gjë që i bën blerjet e mallrave të denominuara në dollar më të lira për vendet që përdorin monedha të tjera, potencialisht duke nxitur interesin dhe kërkesën e investitorëve.

Revista Monitor,  03.04.2016