Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH shtyn shlyerjen e borxheve ndaj bankave

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka ristrukturuar afatit e kthimit të kredive në bankat tregtare në vend me gati 1 vit. Shumica e kredive të nënshkruara para vitit 2015 do të kishin përfunduar afatin e shlyerjes gjatë 2015.

Ministria e Financave duke publikuar treguesit e borxhit për tremujorin e parë të 2006 ka publikuar afatet e reja të shlyerjes së detyrimeve të KESH ndaj Bankave. Këto borxhe janë të garantuara nga qeveria e Shqipërisë dhe në rast se, KESH nuk ka mundësi t’i shlyeje me fondet e veta, pagesa e tyre bëhet nga qeveria shqiptare.

Kështu një kredi e prej 4.9 miliardë lekë e marrë në Raiffeisen Bank në gusht të vitit 2008 duhet të shlyhej ndaj bankave në korrik të vitit 2015, por qeveria dhe KESH kanë shtyrë afatin e shlyerjes për në shtator të këtij viti.

Gjithashtu një letër garanci e lëshuar për KESH në vlerën e 1.5 miliardë lekëve, ishte për tu shlyer në Bankën Kombëtare Tregtare me dhjetor të 2015, por shlyerja e saj është shtyrë për në fund të 2016.

Një kredi e marrë në vitin 2012 nga KESH në vlerën e 5.6 miliardë lekëve e programuar për tu shlyer në korrik të vitit 2015 e shtyrë për deri shtator të këtij viti.

Bankat e nivelit të dytë janë përfshirë në një proces ristrukturimi të kredive ndaj bizneseve për të shmangur një moskthim të tyre. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë shuma e ristrukturuar e kredive për vitin 2015 ishte rreth 24 miliardë lekë.

KESH dhe qeveria kane arritur të ristrukturojnë rreth 30 miliardë lekë detyrime ndaj bankave tregtare në vend.

Revista Monitor,  03.05.2016