Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës dhe besimi i investitorëve

Çmimet e naftës u rritën të premten, duke  i pozicionuar kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar në rrugën e duhur për përfitime të forta javore, teksa u rrit besimi i tregut, pavarësisht mbi-ofertës së vazhdueshme.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë të naftës së papërpunuar  evropiane, Brent ishin në 45.10 dollarë për fuçi, 57 cent më lart, ose 1.28 për qind nga mbyllja e tyre e fundit.

Kontratat e së ardhmes për treguesin referencë të naftës së papërpunuar   amerikane, WTI u rritën  62 cent, ose 1.45 për qind, në 43.80 dollarë për fuçi.

Pavarësisht rritjes së fundit, mbi-oferta është ende e pranishme në tregjet e naftës ndërsa vijojnë të pompohen mes 1 dhe 2 milion fuçi naftë bruto çdo ditë nga toka më shumë se kërkesa, duke bërë që tanket e magazinimit në të gjithë botën të jenë tejmbushur me karburant të pashitur.

Revista Monitor,  22.04.2016