Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nuk raportuan vjedhjen, proçedohen 2 punonjës të OSHEE

Dy punonjës të Opertatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elketrike në Dibër janë proceduar penalisht, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plotësuar process verbal fiktiv për ndërprerjen e energjisë elektrike një konsumatori debitor, ndërkohë që nuk i’a kanë ndërperë energjinë.

Sipas policisë së Dibrës, dy punonjësit S.D 51-vjeç dhe H.S 60-vjeç akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi duke qenë me  detyrën e punonjësve të OSHEE-së Dibër, kanë mbajtur  një procesverbal fiktiv për ndërprerjen e energjisë elektrike, shtetasit me inicialet H.M, i cili është debitor, ndërkohë që nuk ia kanë ndërprerë energjinë elektrike.

Po ashtu, procedim penal ka nisur edhe ndaj konsumatorit, B.B 69-vjeç për veprën penale “ Vjedhje të energjisë elektrike.

Gjatë  një kontrolli të ushtruar nga punonjësit e Policisë dhe të OSHEE-së Dibër ka rezultuar se ai  kishte bërë rilidhje të energjisë, të ndërprerë disa ditë më parë si debitor ndaj OSHEE-së.

Shqiptarja.com  21.04.2016