Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE: Remonte të planifikuara në Tiranë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton se si pasojë e punimeve, të planifikuara në fillim të vitit, për mirëmbajtjen e disa N/stacione të Tiranës do të kryhen remonte, dhe për rrjedhojë është e detyruar të stakojë përkohësisht furnizimin me energji elektrike.

Konkretisht, duke nisur nga data 18 deri më 22 prill, në orën 09:00 – 13.00, disa zona të rajonit të Tiranës do të kenë mungesë të energjisë elektrike. Sipas grafikut, datat, orari dhe zonat, si më poshtë;

18 prill, do të kryhen punime në N/stacionin “Uzina Dinamo” e për pasojë do të ketë kufizime të energjisë në: zona te “2000 Apartamentet”, Rr. “Vangjel Noti”, zona pranë ish-kombinatit “Josif Pashko”, Paskuqan, Kodër Kamëz dhe Instituti Bujqësor, Kamëz;

19 prill, do të kryhen punime në N/stacionin “Vora” dhe kufizime do të ketë në fshatin Gjokaj, Kodër Bërxull, rruga Vorë – Rinas, zona pranë stacionit të trenit Vorë, Marikaj dhe zona Vorë – Marikaj;

20 prill, do të kryhen punime për mirëmbajtjen e rrjetit në N/stacionin “Tirana 2” (Karbit) dhe “Vora”. Energjia elektrike do të mungojë në zonat, si; “Siri Kodra” (pjesërisht), “Rruga e Dibrës” (pjesërisht), Rr. “5 Maji” (pjesërisht), zona e Babrrusë, Rr. “4 Dëshmorët”, Rr. “Thanas Ziko” dhe Rr. “Bardhyl”(pjesërisht); fshati Gërdec, Marqinet dhe Prezë.

21-22 prill,  do të kryhen punime në N.stacionin “Tirana 2” (Karbit). Zonat që do të kenë kufizime të energjisë janë:  Rr. “Siri Kodra” (pjesërisht), “Rruga e Dibrës” (pjesërisht), Rr. “5 Maji” (pjesërisht), zona e Babrrusë, Rr. “4 Deshmorët”, Rr. “Thanas Ziko”, Rr. “Bardhyl” (pjesërisht, bizneset private “Kimike Bora”, “Loxha”, zona e Babrrusë, bizneset private “Ajka”, “Fabrika e Bukës” dhe Rr. “Agllai Taka”.

energjia.al  19.04.2016