Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

“Kurum” shpëton nga falimenti

“Kurum” shpëton nga falimenti. Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë vendosi administrimin e kontrolluar deri në riorganizim për kompaninë turke që vepron në disa sektorë të rëndësishëm në vendin tonë, që nga metalurgjia e deri tek energjetika.

Mbikëqyrëse do të jetë administratorja publike Lindita Kikino, e cila do të drejtojë kompaninë deri në riorganizimin e përgjithshëm.

“Gjykata vendos autorizimin e debitorit të administrojë dhe disponojë pasuritë e masës së falimentit nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e administratores së Parlamentit; emërimin në statusin e mbikëqyrësit të Lindita Kikinos; ngarkohet debitori në hartimin e planit të riorganizimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ky vendim i gjykatës shpëton “Kurum”-in nga falimentimi total, çka në fakt ishte dhe kërkesa e kompanisë.

Riorganizimi konsiston në rinegocimin e huave me kreditorët. Ende nuk dihet sa do të zgjasë ristrukturimi i kredive, por janë rreth 135 milionë euro detyrime që “Kurum”-i ka ndaj disa institucioneve financiare ndërkombëtare dhe bankave shqiptare.

Gjatë kësaj kohe, çdo procedurë përmbarimore pezullohet, ndërkohë që puna do të vazhdojë normalisht.

Gazeta Shekulli,  16.04.2016