Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TAP, shpallet fituesi për tubacionin nënujor

Një kompani italiane ka fituar tenderin për të ndërtuar 105 kilometra tubacione në det të hapur, në ujërat e detit Adriatik mes Shqipërisë dhe Italisë.

Bëhet fjalë për gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), për të cilin, kompania italiane “Saipem”, do të punojë në një thellësi nënujore prej 820 metrash me anijen e specializuar “Castorone”, ndërsa diametri i tubit do të jetë 91.4 centimetra.

Me tenderin e fundit përmbyllet i gjithë cikli i kontratave për ndërtimin e gazsjellësit TAP nga Azerbajxhani deri ne Itali. Më herët u njoftuan edhe fituesit për ndërtimin tokësor të tij në Shqipëri e Greqi.

Sipas drejtorit menaxherial të TAP, Ian Bradshaë, ndërtimi në det të hapur ngre sfida të veçanta dhe “Saipem SpA” dha ofertën më të fuqishme teknike si dhe zotëron eksperiencën e duhur për standardet më të larta.

“Saipem” është një kompani gjigante italiane që operon në 60 shtete dhe ka rreth 43.000 të punësuar. Ajo ka një eksperiencë 60-vjeçare në fushën e kërkimit dhe shpimit të hidrokarbureve dhe ndërtimit të tubacioneve të naftës dhe gazit.

gazeta Shekulli,  15.04.2016