Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta pozicionohet për fitim javor

Nafta u pozicionua për përparimin e dytë javor përpara se furnizuesit kryesorë të takoheshi në Doha për të diskutuar rreth ngrirjes së prodhimit, teksa Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon që tepria globale do të eleminohet pothuajse tërësisht në fund të vitit.

Kontratat e së ardhmes ndryshuan pak në Nju Jork, 4.7 për qind më lart për javën. Në mesin e produesve ekziston ‘besimi pozitiv’ se ka të ngjarë që marrëveshja të arrihet në takimin e 17 prillit për të rivendosur stabilitetin, sipas Katar. Tregjet globale të naftës do të ‘lëvizin në afërsi të balancës’ në gjysmën e dytë të vitit.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI për dorëzimet e majit ishte në 41.56 dollarë për fuçi në bursën e Neë York-ut, 6 cent më lart në Londër. Kontrata ra 0.6 për qind në 41.50 dollarë të enjten, duke rënë për të dytën ditë.

Vëllimi i përgjithshëm i tregtuar ishte rreth 26 për qind nën mesataren 100-ditore.

Revista Monitor,  15.04.2016