Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Nafta bie para takimit të prodhuesve

mimet e naftës ranë të martën, por si kontratat e së ardhmes së naftës bruto amerikane ashtu edhe  ato të naftës evropiane vijuan të shënojnë mbi 40 dollarë për fuçi përpara takimit të prodhuesve më të mëdhenj që pritet të diskutojnë ngrirjen e niveleve të prodhimit për të reduktuar fryrjen e mëtejshme të tepricës.

Indeksi referencë për kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane shënojnë 40.24 dollarë për fuçi, 12 cent më poshtë nga mbyllja e tyre e fundit.

Indeksi referencë për kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar evropiane, Brent ishin 42.69 dollarë për fuci, 14 cent nën mbylljen e tyre të fundit, por vetëm 37 cent larg nga niveli i lartë i arritur në 2016 një ditë më parë.

Shumica e analistëve presin që prodhuesit të ngrijnë prodhimin rreth niveleve aktuale, të cilat ndërsa shënojnë përtej konsumit dhe afër niveleve rekord do të ndihmojnë shumë pak në frenimin e tepricës.

Revista Monitor,  12.04.2016