Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

ERE, gati leja e prodhimit për “Devoll Hydropower”

Teksa investimet  në HEC e Bankës mbi lumin Devoll janë në kulm, Enti Rregullator i energjisë do të japë këto ditë licencën për prodhimin e energjisë elektrike ndaj “Devoll Hydropower”sh.a. Enti Rregullator i Energjisë pritet të japë vendimin më 14 prill, ndërsa Statkraft ka mbaruar pjesën më të madhe të volumit të punimeve në HEC-in e Banjës.

Devoll Hydropower është aktualisht një nga investimet më të mëdha hidroelektrike në Ballkan dhe i pari investim publiko-privat, në Shqipëri.

HEC-i Banjës dhe i Moglicës janë përfshirë në punime. Starcfrat për HEC-in e Banjës do të përdorë dy njësi turbinash Francis dhe do të ketë një kapacitet të instaluar prej përafërsisht 65 MË.

HEC-i i dytë i Moglicës është hidrocentrali më i lartë dhe më i fuqishëm nga hidrocentralet e projektit. HEC-i do të përdorë dy njësi turbinash Francis dhe do të ketë një kapacitet të instaluar prej përafërsisht 175 MW.

Përfundimi i dy HEC-eve të para do të rrisë prodhimin e energjisë me 17% nëpërmjet një investimi 535 milionë euro. Gjithashtu në zonën ku po zhvillohet projekti janë duke u ndërtuar apo duke u përmirësuar mbi 100 kilometër rrugë dhe ura – bëjnë me dije burimet zyrtare të kompanisë. HEC-et pritet në vihen në punë në vitin 2018.

Marrëveshja e koncesionit e ka fituar të drejtën për të shfrytëzuar potencialin e hidrologjik të lumit Devoll në mes të fshatit Banje në Bashkinë e Elbasanit dhe Komunën e Maliqit në Rrethin e Korçës.

Nga shfrytëzimi i HEC-it të Moglicës, uji do të rrjedhë në rezervuarin e HEC-it të tretë, atij të Koklës. Por burimet zyrtare nga kompania bëjnë me dije se, për HEC-in e Koklës do të vendoset ndërtimi vetëm pasi të jenë vënë në punë dy HEC-et e tjera.

Revista Monitor,  12.04.2016