Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Bullgaria, shpërndarësja europiane e gazit

Ministrja e Energjetikës Temenuzhka Petkova, ka deklaruar se do të punohet që Bullgaria të bëhet një qendër për shpërndarjen e gazit natyror në tërë Evropën.

Sipas saj në Bullgari kemi të gjitha premisat e domosdoshme, si për shembull pozicion të përshtatshëm gjeografik. “Bullgaria është një territor, përmes të cilit kalojnë itineraret e gazit natyror nga jugu dhe nga lindja. 80% të stacioneve për ngjeshje në rajon ndodhen në territorin e Bullgarisë”, shpjegoi Ministrja. Sipas fjalëve të saj do të mbështetemi tek burimet vendase.

Përmes stacionit të ri për ngjeshje do të kalojnë 14 mlrd. metra kubike për në Turqi – kështu do të përdoren 85% prej kapacitetit të saj.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  12.04.2016