Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrolle fiktive, arrestohen inspektorët e IQT

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e tre inspektorëve të Inspektoratit Qendror Teknik (IQT), të dyshuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Urdhërat e ndalimit janë zbatuar nga ana e forcave të Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme për shtetasit:

  1. Sandër  Prenga, i datëlindjes 1967;
  2. Dorjan Flamuraj, i datëlindjes 1981;
  3. Alton Kasembi, i datëlindjes 1974;

Sipas organit të akuzës, ketimi ka nisur në bazë të referimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në bazë të të cilit kishte dyshime se punonjës të IQT-së kryenin kontrolle fiktive dhe nuk raportonin shkeljet e konstatuara, në këmbim të parave.

Në bazë të këtij informacioni, Prokuroria regjistroi procedimin penal dhe zhvilloi hetimet, në bazë të të cilave u krijuan dyshime të arsyeshme se, për shkak të kompetencave që punonjësit e kësaj Drejtorie kanë, të cilët e shtrijnë veprimtarinë e tyre në të gjitha subjektet që tregetojnë  hidrokarbure të ndryshme, gjatë kontrollit që ata ushtrojnë, kostatojnë parregullesi në dokumentacion e subjekteve dhe në cilësinë e hidrokarbureve dhe këto kostatime ata nuk i paraqitin në aktet e kontrollit,  me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme nga ana e administratorëve të subjekteve,  që varjojnë nga 20.000 deri në 50.000 lekë, në varësi të shkeljeve te kostatuara.

Prokuroria e Tiranës, pasi siguroi informacionin e nevojshëm hetimor, urdhëroi ndalimin e menjëhershëm për punonjësit e IQT-së.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës po vijon hetime edhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.

Ora News,  06.04.2016