Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, ulet çmimi i energjisë për bizneset

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka vendosur që për vitin 2016 të ruajë të njëjtat tarifa për energji për konsumatorët shtëpiak (familjarë) dhe të njëjtën strukturë tarifore, ndërsa ka vendosur ulje nga 7.17% deri në 8%, të tarifave për konsumatorët industrial dhe komercial, bazuar në kostot e shërbimit për këto kategori të konsumatorëve.

Ulja e tarifave për konsumatorët industrial dhe komercial ka ardhur si nevojë e fillimit të eliminimit të ndërsubvensionimit ndërmjet kategorive të konsumatorëve shtëpiak dhe jo shtëpiak. Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE),i cili në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur se tarifat e reja të energjisë elektrike do të hyjnë në fuqi me datë 1 prill 2016, dhe do të mbesin në fuqi deri me 31 mars 2017.
Bordi po ashtu ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për KEK, KOSTT, KEDS, KESCO, si dhe tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët tariforë me pakicë për vitin 2016.

Bordi i ZRRE-së me vendimet e tij, ka vlerësuar se tarifat e aprovuara të energjisë elektrike sigurojnë të hyra të nevojshme për KEK, KOSTT, KEDS dhe KESCO për kryerjen e veprimtarive sipas legjislacionit në fuqi.

ZRRE po ashtu është në proces të studimit të kostove të sistemit dhe mundësisë së ndryshimit të strukturës tarifore, që pritet të përfundojë gjatë muajve në vazhdim.

KosovaPress,  01.04.2016