Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Çmimet e naftës në bursa, në rënie

Kontratat e së ardhmes së naftës ranë të premten teksa teprica, një dollar më i fortë dhe tregjet më të dobëta të aksioneve aziatike zbehën besimin, por të dhënat që tregojnë prodhim më të ulët të naftës së SH.B.A. ndihmuan të caktojnë një bazë nën çmime.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent për dorëzimet e qershorit ra 23 cent në 40.10 dollarë për fuçi. Kontrata e majit, e cila përfundoi të enjten, u mbyll 34 cent më lart në 39.60 dollarë për fuçi. Brent u rrit 6 për qind në tremujorin e parë, rritja e saj e parë e tillë që nga rritja 15 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2015.

Nafta bruto amerikane ra 33 cent në 38.01 dollarë për fuci pasi u rrit 2 cent të enjten. Cmimet u rritën pothuajse 4 perqind gjatë janar-marsit, si dhe fitimi i tremujorit të parë që nga rritja rreth 25 përqind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Revista Monitor,  01.04.2016