Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Desulfurizimi i naftës ul ndotjen në ajër

Studiues së Institutit të fizikës dhe kimisë të qytetit Dalian, pjesë e Akademisë së Shkencave të Kinës janë të mendimit se teknologjia e desulfurizimit të naftës është e suksesshme për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit.

Vitet e fundit, ndotja e ajrit në Kinë ka shënuar nivele të larta. Sipas studjuesve ndotja e ajrit nga makinat përbën 20%-30% të shkaqeve të ndotjes, pasi cilësia e karburantit ndikon direkt në lëshimin e gazit të makinave.

Sipas Institutit të Dalianit, kjo teknologji e re mund të përdoret në përmirësimin e karburantit, duke ndikuar në zhvillimin industrial, por dhe në uljen e ndotjes së ajrit në vend.

Agjensia e lajmeve ekonomia,  30.03.2016