Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rimëkëmbja e naftës “rrëzon” zhvlerësimin e riyalit

Rimëkëmbja e çmimeve të naftës, në rreth 40 dollarë për fuçi, perkthehet në një bast të humbur për investitorët të cilit projektonin që Mbretëria do ti jepte fund kontrollit mbi kursin e këmbimit të mondhës vendase.

Riyali saudit tregtohet me 3.75 dollarë që prej vitit 1986 dhe kolapsi i çmimeve të naftës gjatë 2 viteve të fundit nxiti idenë se ky kufizim ndaj kursit të këmbimit do të hiqej. Mes atyre që projektonin që sauditët do të zhvelërsonin ryalin ka edhe shumë investitorë amerikanë.

Nafta ndërkohë, burimi kreysor i të ardhurave të Mbretërsisë po i drejtohet muajit të dytë në fitim. Ekspertët shprehen se që në fillim idea e ndryshimit të një politike 30 vjeçare ishte absurde. Kjo politikë i ka mbijetuar kohërave të ndryshme, atyre me çmimet në maksimum dhe atyre me çmimet në minimum.

Vlerësohet se ata që vunë një bast të tillë, do të humabsin të paktën 1.8% të investimit të tyre. Por humbja mund të jetë edhe më e madhe. Arabia saudite ndërkohë, si pasojë e tkurrjes së të ardhurave nga nafta, ka shfrytëzuar rezervat në valutë si dhe ka shitur borxhin. Rezervat në valutë regjistrohen në rënie të vazhdueshme çdo muaj.

Nga 737 miliardë dollarë në mes të vitit 2014, këto rezerva tashmë fiksohen në rreth 600 miliardë dollarë. Këto rezerva i mundësojnë mberëtërisë të ruajnë kontrollin mbi kursin e këmbimit edhe për disa vite.

Scan TV, 28.03.2016