Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Proçedohen dy ish-elektriçistë për shpërdorim detyre

Dy ish-elektricistë të Operatorit të Sistemit Shpërndarës të Energjisë Elektrike janë proceduar nga policia e Korçës. Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

Policia ka bërë të ditur se të arrestuar janë shtetasit me inicialet S. R., 57 vjeç, banues në Pogradec dhe F. L., 54 vjeç, banues në Vërdovë.

Gjithashtu, policia shtoi se procedimi ndaj tyre filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi V. T, 56 vjeç, banues në Vërdovë, i cili deklaron se shtetasit e mësipërm, në vitin 2008-2009, duke qenë me detyrë elektricistë, pranë kompanisë OSHEE-Pogradec, nuk kanë kryer detyrën për derdhjen e regjistrimin e pagesave të energjisë elektrike në bankë, ku si pasojë ky shtetas rezulton debitor.

Materialet në ngarkim të shtetasve iu referuan Prokurorisë, si të dyshuar për konsumim të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Gazeta Shekulli,  26.03.2016