Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Korridori jugor i gazit, stabilitet për Europën

Korridori Jugor i Gazit, i cili do të sjellë gazin kaspian në Europë, konsiderohet si një ndër projektet më të rëndësishme të kësaj kohe.

Zv.presidentieuropian për Energjinë, MarosSefcovic ka nënvizuar se këtë vit pret një progres të rëndësishëm të këtij projekti, prej 3500 km ndërtim dhe me vlerë 45 mld dollar.

Korridori jugor i gazit është projekti që garanton transportimin e gaz natyror nga fusha gjigante Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë dhe që do të ndërrojë përfundimisht hartën e energjisë për rajonin.

Afërsisht 870 km tubacion do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek në Kipoi, i cili do të kalojë në Greqi e Shqipëri dhe përmes Detit Adriatik, do të kalojë në Italinë e Jugut.

Ndërkohë, FitchRatings parashikoi se nevojat neto financiare të projektit Korridori Jugor i Gazit për operacionet do të jenë afër 8.4 miliard $ në 2016-2019.

Fitch pret që obligacionet dhe kreditë e këtij projekti do mund të plotësohet me injeksione kapitale shtetërore.

Ekspertët e Fitch besojnë se projektet nën zhvillimin e Korridorit Jugor të Gazit kanë rëndësi strategjike për stabilitetin makroekonomik afatgjatë të Azerbajxhanit , por jo vetëm, duke qenë se pjesa më e madhe e gazit është kontraktuar tashmë deri në 2045 nga blerësit nga BE dhe Turqisë.

Revista Monitor,  26.03.2016