Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE në terren për riparimin e avarive nga moti

OSHEE po ndjek me vëmendje situatën në terren duke angazhuar rreth 1500 punonjës që po punojnë për lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likuidimin e avarive në rrjetin shpërndarës të tensionit të lartë, të mesëm dhe të ulët.

Për shkak të motit të keq që ka përfshirë të gjithë vendin, kompania ka ngritur shtabin e gatishmërisë, duke monitoruar situatën në 24 orë.

Gjatë natës, grupet e brigadave të OSHEE punuan për të riparuar defektet, duke sjellë uljen fidrave pa energji, dhe rritjen e garancisë të furnizimit me energji elektrike.

Si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti i keq, me stuhi ere dhe reshje shiu, në disa zona të vendit janë shfaqur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Fiderat që furnizojnë hidrovorët, spitalet, objekte të rëndësishme administrative, janë fidera të një rëndësie të veçante dhe nga ana jonë janë marrë masa me vendosjen e grupeve të gadishmërisë dhe personelit përforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime.

Si pasojë e motit të keq, Linja 30-62 Kuç-Himarë është jashtë pune me tokë, duke lënë  pa energji N/St Himarë. Gjithashtu, problem kanë linja 30-44 Babicë-Smokthinë, N/St Smokthinë dhe N/St Kuç.

Konkretisht, zonat me probleme të furnizimit me energji elektrike, janë si më poshtë:

  • Rajoni Tiranë: Selitë, Valias (pjesërisht), Shupal (pjesërisht), Ibë (pjesërisht), Babru, zona pranë Shkollës “Emin Duraku”
  • Rajoni Durrës: Radiostacioni, Metallaj/Karpen, Borizan
  • Rajoni Shkoder: Rrethina Shkodër (pjesërisht), Bërdicë/Shkodër dhe pjeserisht zona e Arrës Miliska/Pukë
  • Rajoni Burrel: Sllovë/Peshkopi.
  • Rajoni Berat: zona Terpan (pjesërisht), Krore/Çorovodë, Tomoricë (pjesërisht) dhe Potom (pjesërisht).
  • Rajoni Elbasan: Cerunjë/Gramsh, Tregan dhe Hotolisht
  • Rajoni Korçë: Voskop/Korçë (pjesërisht)
  • Rajoni Gjirokastër: Finiq/Sarandë
  • Rajoni Fier: Levan, pjesërisht Lagja “1 Maji” në Fier, Kallm/Fier
  • Rajoni Vlorë: Zona e Ujit të Ftohtë, Lepenicë, Fushë – Brataj, Fitore, Rradhimë, Jonufër dhe Himarë

energjia.al  25.03.2016