Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

KESH kërkon 218 milionë euro kredi nga BERZH

Korporata Elektroenergjitike ka kërkuar 218 milionë euro pranë Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvilim si një mënyrë për të ristrukturuar borxhin e saj duke e zvendësuar atë afatshkurtër me një afatgjatë.

Projekti aktualisht ka kaluar fazën e parë të konceprimit ndërkohë që mbeten akoma për të kaluar hallkën tjetër të rishikimit final dhe më pas aprovimin nga ana e bordit. Në dokumentin e paraqitur nga BERZH shpjegohet edhe objektivi i këtij projekti i cili është: Reformimi dhe ristrukturimi i KESH dhe sektorit energjetik shqiptar për të arritur qëndrueshmëri afatgjatë që ka munguar.

Investimi i BERZH pritet që të mbështesë një program reformash që synon përfshirjen e administrimit të korporatës, praktikat e tregut dhe tregtinë rajonale. Rifinancim të bilanceve për të zgjatur afatin çka do t’i japë KESH-it kontoll mbi situatën financiare, duke e çliruar nga shqetësimet e vazhdueshme për likujditet.

Pra kredia do të financojë borxhin afatshkurtër dhe me interesa të larta me një borxh afatgjatë me interesa më të ulëta. Kredia sovrane prej 218 milionë eurosh do të ndahet në dy transhe ku do të ketë edhe përfshirje të bankave komerciale në bashkëfinancim por kjo do të jetë më evidente në transhin e dytë.

Scan TV, 23.03.2016