Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ukraina mund të furnizojë me gaz edhe 50 vite

Ukraina mund të furnizojë vendin me gaz natyror në 50 vitet e ardhshme, deklaroi ministri ukrainas për Industrinë e Minierave dhe Energjetikën, Volodymyr Demchyshyn.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, Demchyshyn tha se rezervat e Ukrainës përfshijnë totalin prej 1 trilion metra kub dhe se prodhimtaria është e barabartë me 20 miliardë metra kub të gazit natyror.

“Gazi unë do të jetë i mjaftueshëm për 50 vitet e ardhshme”, tha Demchyshyn, shkruan TRT.

Ukraina synon që deri në vitin 2020 të bëhet e pavarur nga gazi rus si rrjedhojë e prodhimit vendor i cili në vitin e kaluar mbuloi 50 përqind të konsumit të brendshëm si dhe mundësisë që të ruajë në sistemin e saj 50 përqind të nevojave të veta për gaz, ndërkohë që në sistemin e saj të ruajtjes aktualisht ka 16.7 miliardë MK të gazit natyror.

Revista Monitor,  21.03.2016