Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosova dhe zhvillimi i efikasitetit energjitik

Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP organizon konferencën “Zhvillimi i efikasitetit të energjisë”.

Kjo konferencë organizohet si pjesë e projektit “Mbështetje në zbatimin e efikasitetit të energjisë dhe masave për ndërtimin e kapaciteteve në sektorin publik dhe privat në rajonin e qendrës”, një projekt ky të cilin INDEP po e realizon me mbështetjen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Objektiva e përgjithshme e këtij projekti është të ofrohet mbështetje për institucionet publike në zbatimin e masave për efikasitetin e energjisë, objektiva këto për të cilat është pajtuar në planet komunale për efikasitet të energjisë dhe të cilat janë caktuar nga Komuniteti për Energji.

Përveç kësaj, ideja është që të rritet vetëdijesimi për efikasitetin e energjisë dhe të ofrohet ndërtim i kapaciteteve për institucionet dhe organizatat publike, si dhe të përkrahet sektori privat në krijimin e vendeve të reja të punës.

Kjo konferencë ka për qëllim që të mbledhë palët kryesore të interesit në fushën e efikasitetit të energjisë, palët e brendshme të interesit si dhe ekspertët e jashtëm në mënyrë që të vlerësohen dhe të diskutohen të arriturat e Kosovës në fushën e efikasitetit të energjisë dhe identifikimin e alternativave më të përshtatshme për veprim të mëtutjeshëm.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 07.06.2016