Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shënohet dita e efiçencës së energjisë

Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Shkollën e Gjelbër, organizuan me datë 05 mars një sërë aktivitetesh me rastin e shënimit të ditës botërore të Efiçiencës së Energjisë.

Ky aktivitet shënon përmbylljen e Javës së Efiçiencës së Energjisë të organizuar nga INDEP në kuadër të projektit “Efiçienca e energjisë për zhvillim: Përkrahja e sektorit publik dhe privat në ngritjen e kapaciteteve dhe implementim të masave të Efiçiencës së Energjisë.” Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Aktivitete të ngjashme u organizuan në të njëjtën kohë edhe në Komunën e Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit dhe Podujevës.

Aktiviteti kryesor u organizua në Sheshin Zahir Pajaziti, në Prishtinë duke filluar nga ora 11:00.

Agjensia e lajmeve ekonomia, 05.03.2016