Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës pasi bie prodhimi amerikan

Kontratat e së ardhmes së naftës bruto u rritën në tregtinë aziatike të premten, nxitur nga optimizmi i ri se çmimet mund të kenë prekur fundin, pasi të dhënat zyrtare treguan se prodhimi i naftës amerikanë ra në nivelin më të ulët që nga nëntori 2014.

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u rritën 18 cent në 37.25 dollarë për fuçi, pasi u rritën 14 cent në seancën e mëparshme. Standardi referencë për naftën e papërpunuar është pozicionuar ta mbyllë javën me një fitim prej më shumë se 5 për qind.

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar amerikane kërcyen 20 cent në 34.77 dollarë për fuçi, pasi ranë 9 cent në seancën e mëparshme.

Reduktimet në prodhimin e SHBA-së po sigurojnë mbështetje të çmimeve, por investitorët gjithashtu po presin për të dhënat kyce ekonomike nga SHBA për të dhënë udhëzime të mëtejshme, tha Ben Le Brun, analist tregu në OptionsXpress Sydney.

Në muajt në vijim ka të ngjarë për reduktime të mëtejshme në prodhimin e SHBA-së.

Revista Monitor,  04.03.2016