Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE investon për furnizimin e hidrovorëve

Investimi që po kryhet për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike të tre hidrovorëve në Lezhë, pritet të zgjidhë përfundimisht problemin e përmbytjeve në këtë rreth. Brenda majit, pritet të përfundojë ndërhyrja që do garantojë linja të sigurta energjie lektrike për hidrovoret në Gjader, Ishull-Shëngjin dhe Tale.

Furnizmi me energji pa ndërprerje për hidrovoret në Gjader, Ishull-Shëngjin dhe Tale të Lezhës ka marrë zgjidhje përfundimtare.

OSHEE ka nisur investimin për shtrirjen e linjes kabllore nga nënstacioni elektrik drejt këtyre tre hidrovorëve.

Gëzim Nikshiqi: Të gjithë hidrovorët do të kenë dy linja, këto janë linja kabllore të sigurta dhe me një afat kohor të gjatë. Vlera e investimit është 63 milion lekë të reja.

Të përballur shpesh me përmbytje, për prefektin e Lezhës Eduart Ndreca me këtë investim do ti jepet zgjidhje përfundimtare këtij fenomeni.

Eduart Ndreca:Do të krijojë kushte të përshtatshme që qytetarët e Lezhës të mos përballen më me fatkeqësi të shpeshta të përmbytjeve, ashtu siç ne jemi mësuar zakonisht ti shohim në këtë rreth.

Ndërhyrja për ndërtimin e linjave të sigurta për këto tre hidrovore po kryhen paralelisht, investime që do të përfundojne në muajin maj.

Ora News,  02.03.2016