Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Marrëveshja e klimës, shans për industrinë e naftës

Industria e naftës e sheh marrëveshjen e klimës në Paris jo si një shenjë të kobshme vdekje, por një mundësi për përtëritje dhe madje edhe rritje.

Ndërsa marrëveshja historike e reduktimit të emisioneve në mesin e 195 vendeve në fund të vitit të kaluar është parë si një humbje për prodhuesit e karburanteve fosil, drejtuesit dhe ministrat e naftës dhanë një thirrje të qartë këtë javë në takimin e tyre të parë të madh që nga bisedimet e Parisit për më shumë kërkime në mënyrën e perfeksionizmit të teknologjisë së karbonit si dhe mënyrën për ta bërë më të lirë atë.

Shpresa qëndron në faktin se kjo dhe teknologji të tjera mund të shkurtojnë ndjeshëm emetimet e naftës dhe gazit natyror, për të mbrojtur industrinë nga degëzime të ndryshimit të legjislacionit të klimës dhe të sigurojnë ende qasje ndaj energjive të lira për ekonomitë në zhvillim.

Kjo mund të ndihmojë industrinë e naftës të shmangë skenarin më të keq për një botë pas-Parisi: qeveritë detyrojnë ndalimin e prodhimit të naftës dhe gazit në zona të caktuara.

Ali Al-Naimi, ministri i naftës së Arabisë Saudite, e quajti ndryshimin e klimës një sfidë më të madhe për industrinë e tij se vetë luhatjet e cmimeve të naftës.

Revista Monitor,  26.02.2016