Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Shtyhet gjyqi OSHEE-Ismailaj

Mungesa e avokatit mbrojtës ka shtyrë seancën gjyqësore ndaj Kastriot Ismailaj për në 15 mars. Gjyqi i cili ka nisur në fillim të këtij muaji, nuk ka zhvilluar asnjë seancë, duke patur vetëm shtyrje.

Përfaqësuesi i OSHEE-së, Romeo Kara, tha se do të ndjekin edhe gjyqin tek Krimet e Rënda, ku prokuroria kërkon sekuestro të pasurive të Ismailajt.

Në seancën e parë më 3 shkurt, relatorja Enkelejda Hajro dha dorëheqjen nga gjykimi, pasi kishte pasur në shqyrtim një tjetër dosje të CEZ. OSHEE ka depozituar në gjykatë një padi civile, me anë të së cilës kërkon të dëmshpërblehet me 8 milionë euro nga Kastriot Ismailaj.

Top Channel,  22.02.2016