Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, fillon java e minatorëve

Sot në Stanterg të Mitrovicës, Ndërmarrja Trepça  organizon manifestimin qëndror  “Java e Minatorëve” ku minatorët e Trepçës do të rikujtojnë grevën e urisë, që asokohe shkundi themelet e Jugosllavisë.

Ky manifestim mbahet për nderë të 27 vjetorit të grevës së minatorëve të Trepçës së vitit 1989.

Më këtë rast, kjo grevë e minatorëve u vlerësua si një hap që mobilizoi opinionin ndërkombëtare për gjendjen e përgjithshme të Kosovës nën okupimin serb.

Gjatë kësaj jave, tashmë tradicionale, do të organizohen manifestime dhe veprimtari të ndryshme, ndërsa do të ketë edhe veprimtari kulturore, sportive, homazhe e vizita nëpër familje dëshmorësh, etj.

Telegrafi,  20.02.2016