Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Gjiknuri takon Ministrin e Energjisë së Marokut

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri priti në takim Ministrin e Energjisë, Minierave, Ujit dhe Mjedisit të Marokut Z. Abdelkader Aamara. Gjatë diskutimit, Ministri Gjiknuri u ndal tek reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare për rimëkëmbjen e sektorit energjitik por edhe atë të hidrokarbureve dhe minierave. Bashkëbiseduesit u dakordësuan për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve në shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës për politikat e zhvillimit të industrisë minerare ashtu sikurse fushën e energjive të rinovueshme, burimet e gjenerimit nga era dhe dielli.

energjia.al  19.02.2016