Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontrata me Pennine Petroleum, ngrihet grupi i punës

Vlera e tregut në bursë e Pennine Petroleum në datën 17 shkurt ishte vetëm rreth 500 mijë dollarë amerikanë…

Pennine Petroleum Corporation bën me dije se ka nënshkruar termat kryesore dhe kushtet e prodhimit në Velçë dhe marrëveshjen për ndarjen në Shqipëri me Albpetrol, kompania shtetërore e prodhimit të naftës në vend, që monitoron dhe marrëveshjet koncesionare me operatorët privatë.

“Finalizimi i marrëveshjes për ndarjen e prodhimit me Albpetrol pritet të vazhdojë në të ardhmen e afërt, tani që kushtet kryesore janë përcaktuar,” tha CEO i kompanisë kanadeze, John Garden, në një deklaratë për shtyp, që mban datën 17 shkurt 2016.

Blloku ndodhet 10 km në juglindje të qytetit të Vlorës dhe mbulon një sipërfaqe prej 620 km katrore.

Pennine u përzgjodh fituese e tenderit për eksplorimin e naftës onshore, zhvillimin dhe prodhimin në bllokun e Velçës nga Ministria e Energjisë dhe industrisë së Shqipërisë në fillim të dhjetorit 2015, ndërsa ishte ofertuesi i vetëm për këtë zonë, që arriti të kalojë fazën e parë.

Burime nga Albpetrol pohuan për Monitor se zhvillimi më i fundit është ngritja e grupit të punës për të negociuar termat e kontratës me Pennine.

Në faqen e saj të internetit kompania reklamon si zhvillim kryeson aktivitetin e pritshëm që ajo planifikon të zhvillojë në Shqipëri në bllokun e Velçës, ndërsa vetëm stafi ka përvojë pune në kërkim zhvillimin e fushave naftëmbajtëse.

Së fundmi ish presidenti i Bankers Petroleum (kompania më e madhe e naftës në Shqipëri) Richard Wadsworth i është bashkuar stafit të Pennine si një drejtor i pavarur.

Vlera e tregut në bursë e kompanisë në datën 17 shkurt ishte vetëm 678 mijë dollarë kanadez, apo gati 500 mijë dollarë amerikanë. (vlera e tregut-market capitalisation- llogaritet duke shumëzuar stokun e aksioneve me çmimin aktual të tyre).

Blloku Kërkimor i Velçës përfshin një terren tokësor me sipërfaqe prej rreth 620 kilometër katrorë. Ai shtrihet në juglindje të Vlorës dhe është identifikuar prej kohësh si një zonë potenciale naftëmbajtëse.

Revista Monitor,  18.02.2016