Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, miratohen pr.ligje për energjinë

Një pako e gjerë projektligjesh nga fusha e energjisë u shqyrtuan sot në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, të kryesuar nga Muhamet Mustafa, kryetar i komisionit.

Këtë pako projektligjesh, në të cilën bënë pjesë Projektligji për energjinë, Projektligji për Gazin Natyrorë, Projektligji për rregullatorin e energjisë dhe Projektligji për energjinë elektrike, e paraqiti ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Blerand Stavileci.

Ai me këtë rast foli për domosdoshmërinë e miratimit të këtyre projektligjeve, të cilat, sipas tij, do të ndikojnë në furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike, me një çmim të përballueshëm për qytetarët. Ai më tej njoftoi se projektligjet e propozuara nga MZHE-ja, janë në harmoni me legjislacionin e BE-së nga kjo fushë, ndërkaq, përmbushin edhe obligimet ndaj Komunitetit Evropian të Energjisë.

Pas diskutimit lidhur me këto projektligje, komisioni i miratoi në parim ato dhe formoi grupet punuese për trajtimin e tyre të mëtejmë.

Në këtë mbledhje, komisioni miratoi edhe raportin me amendamente të Projektligjit për patentshofer.

Telegrafi,  17.02.2016