Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, vendimi për zonat minerare, në sirtar

Qeveria e Kosovës në vitin 2008, kishte nxjerrë vendim ku kishte shpallur zona me interes të veçantë për minerale edhe industrisë minierave. Mirëpo e tërë kjo ka mbetur në sirtarë, pasi asnjë kompani, përkundër interesimit, nuk ka mund të shtrijë veprimtarinë minerare apo të ngjashme në këto zona.

Kemajl Zeqiri, anëtar i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), ka thënë për KosovaPress se me atë vendim, Qeveria i ka shpallur 11 zona me interes të veçantë. Sipas tij, KPMM-ja nuk mund të japë licenca për shtrirje të veprimtarive në këto zona pa pasur një vendim të Qeverisë.

Zeqiri ka arsyetuar mos aktivizimin e këtyre zonave duke thënë se sektori është kompleksë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha për KosovaPress se shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik është zhvillimi i sektorit minerarë. Por që sipas tij, vendimi për zonat me interes të veçantë kanë mbetur në sirtarë.
Zyra e informimit të MZHE-së, përmes përgjigjeve elektronike kanë thënë se zonat me interes të veçantë shpallen nga Qeveria me propozim të ministrit të ministrisë përkatëse, dhe janë përcaktuar si zona të cilat në të ardhmen do të trajtohen si zona në të cilat e drejta për hulumtim apo shfrytëzim do të jepet përmes procedurave konkurruese.

Po ashtu, ata në përgjigjet elektronike kanë thënë se Qeveria ka nxjerrë vendimin për themelimin e Grupit Punues për identifikimin e veprimeve zhvillimore për sektorin minerar. Detyra e Grupit Punues është që t’i propozoi Qeverisë planin e veprimit për hapat lidhur me procesin e zhvillimit të sektorit minerar në Republikën e Kosovës. Pas miratimit të vendimit të Qeverisë për themelimin e grupit punues ndërinstitucional për sektorin minerar, është mbajte takimi i parë i Grupit Punues ku morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve të përcaktuara me vendim.

Sipas tyre, sipas Ligjit për Minierat dhe Mineralet, neni 18, Licencat që i nënshtrohen dhënies me proces konkurrues, në paragrafin 1 të këtij ligji thuhet se përveç siç është përcaktuar në paragrafin 8 tëkëtij neni, tëgjitha Licencat për Hulumtim ose Shfrytëzim të një Minerali Energjetik ose një minerali i cili ndodhet në një zonë e cila është përcaktuar si “Zonë me Interes të Veçantë” në përputhje me paragrafin 2. të këtij neni do të jepen vetëm pas ushtrimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues të tenderimit.

Ndryshe, sektori minerarë në Kosovë do të mund të sjell përfitime të mëdha për buxhetin e shtetit. Bazuar në të dhënat e KPMM-së, vlerësohet që sektori minerarë sjellë diku 150 deri në 200 milionë euro të hyra vjetore për buxhetin e Kosovës brenda një viti.

Kosova Press,  15.02.2016