Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

AP: Të mos mungojë energjia për familjet e varfra

Avokati i Popullit depozitoi pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë disa propozime mbi aksesin e furnizimit me energji elektrike për konsumatorët e cenueshëm.

Avokati i Popullit ka rekomanduar: Të mos mungojë energjia elektrike për familjet e varfra, që nuk kanë mundësi ta paguajnë. Ofrimin e zgjidhjeve të menjëhershme që këto familje të mos privohen nga e drejta për akses në furnizimin e nevojshëm me energji elektrike, duke siguruar minimumin e mundshëm, ndriçimin në banesë. Kryerjen e një studimi nga ana e Ministrisë së Energjetikës në bashkëpunimin me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për të identifikuar numrin e familjeve në varfëri ekstreme dhe absolute, të cilët përballen me mbijetesë dhe vuajnë për të siguruar ushqim dhe ngritjen e një sistemi data-bazë për këto familje.

Ky rekomandim është bërë mbështetur në situatën aktuale ku janë rritur ndjeshëm ankesat për ndërprerje të energjisë elektrike, në disa raste me muaj, nga pamundësia për të paguar faturat. Furnizimi me energji elektrike është bërë gjithnjë e më i vështirë për grupet e cenueshme dhe në risk. Duke mbajtur në konsideratë ndryshueshmërinë në çmimin e energjisë elektrike, pamundësinë e pagesës së saj, prej faktorit ekonomik, shumë qytetarë po përballen me mungesën e furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Në njoftim thuhet se sipas treguesve të nivelit të varfërisë rreth 14.3% të familjeve jetojnë në varfëri absolute (e përcaktuar në Shqipëri si numri i personave me konsum mujor real nën 4891 lekë) si dhe rreth 2.2% jetojnë në varfëri ekstreme (e përcaktuar si numri i personave që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë ushqimore).

Aktualisht, rreth 7.3% e familjeve shqiptare trajtohen me ndihmë ekonomike, në mungesë të llogaritjes së minimumit jetik, që nuk përputhet me standardin e jetesës në Shqipëri. Por, në realitet nuk është ky numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje nga skema, pasi numri i kërkesave është shumë më i madh.

Më tej në komunkatën zyrtare theksohet se ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike, në muajin Janar 2015 u pasua me vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e shtresave në nevojë, por në shumë raste kjo është e pamjaftueshme për konsumatorët me të ardhura tepër të ulëta, për të përballuar pagesën e saj.

Gazeta Shqip, 12.02.2016