Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten çmimet e naftës në tregun botëror

Çmimet e naftës bruto u rritën të martën, me naftën amerikane që shmangu rënie të mëdha në tregun e aksioneve të Japonisë dhe eleminoi disa nga humbjet e sesionit të mëparshëm që u nxitën nga shqetësimet rreth mbi-ofertës globale.

Nafta bruto amerikane u rrit 33 cent në 30.02 dollarë për fuci, pasi u rrit gati 30.30 dollarë. Kontrata ra rreth 4 perqind për ditën e tretë të hënën, duke përfunduar në 29.69 dollarë.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u rrit 6 cent në 32.94 dollarë për fuci. Ai ra sesionin e mëparshëm 1.18 dollarë në 33.88 dollarë.

Cmimet të hënën u goditën nga rënia në tregjet e kapitalit amerikan si pasojë e frikës së vazhdueshme rreth ngadalësimit të ekonomisë globale.

Por të martën, tregtarët e tregut të naftës injoruan një rënie prej më shumë se 5 përqind në indeksin Nikkei të Japonisë.

Revista Monitor, 09.02.2016