Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

OSHEE padit Kastriot Ismailajn

Telashet për Kastriot Ismailajn nuk kanë të sosur. Pas procesit në arbitrazh ku ai humbi përballë shtetit shqiptar, OSHEE ka ngritur një padi ndaj ish-administratorit te kompanisë DIA e cila ishte kontraktuar per te mbledhur borxhet CEZ. Vizon Plus ka siguruar kërkesën qe Operatori i Shpërndarjes ka depozituar ne Gjykatën e Apelit. Sipas avokatit të OSHEE, Romeo Karaj, Ismailaj duhet të dëmshpërblejë me 8 milionë euro qoftë shpenzimet e gjyqit në arbitrazh, qoftë kontratat e falsifikuara me CEZ, me anë të të cilave ai ka përfituar shuma te mëdha. Për këtë padi nuk pati një vendim gjykate, ndërsa avokati mbrojtës i Isamailaj, Vladimir Meçi, theksoi se klienti i tij nuk ka shkelje dhe akuza nuk është e bazuar në ligj. Kastriot Ismailaj nuk ishte i pranishëm ne sallën e gjyqit këtë te mërkure, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet më 23 shkurt.

Vizion Plus,  03.02.2016