Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Serbia mban peng operimin e KOSTT

Serbia është duke e mbajtur peng operimin e KOSTT-it si një sistem i pavarur në kuadër të sistemit evropian të transmisionit, e edhe qasjen e operatorëve të energjisë në veri të Kosovës.

Ajo ka shkelur të gjitha afatet që parashihte marrëveshja e mbërritur në Bruksel gushtin e vjetëm.

Me marrëveshje secilit kosovar i krijohet mundësia të lidhë kontratë me operatorin shtetëror të Serbisë për furnizim me energji elektrike.

Licenca që do të marrë do të vlejë për gjithë territorin e shtetit. Duke firmosur këtë dokument, Kosova ka pranuar ta lejojë Eleketroekonominë e Serbisë (EPS) për të krijuar një kompani të saj për furnizimin në Kosovë.

Marrëveshja parasheh që të jetë vetë EPS-ja ajo që dorëzon dokumentet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, nëpërmjet të cilit aplikohet për regjistrim.

Koha Ditore,  29.01.2016