Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kontratat e së ardhmes për naftën bruto

Kontratat e së ardhmes për naftën e papërpunuar evropiane, Brent u rritën të premten, duke lëvizur rreth 8 për qind më lartë deri më tani këtë javë dhe pozicionuar për një fitim të dytë javor, nxitur nga shpresat rreth një marrëveshje ndërmjet vendeve prodhuese të naftës për të trajtuar rritjen e tepruar të furnizimit.

Kontratat e së ardhmes për Brent janë rritur rreth 28 për qind që kur arritën nivelin e ulët brenda ditës prej 27.10 dollarë për fuçi më 20 janar dhe deri në 28 janar në 35.84 dollarë.

Brent është rritur 68 cent në 34.57 dollarë për fuçi, pasi ka përfunduar me rritje 79 cent, ose 2.4 për qind, në 33.89 dollarë të enjten dhe I është drejtuar sesionit të tij të katërt radhazi të fitimeve.

Treguesi referencë për naftën e papërpunuar amerikane, ËTI kërceu 60 cent në 33.82 dollarë për fuci, duke u rritur 92 cent ose 2.9 perqind në 33.22 dollarë të enjten. Nafta bruto amerikane është pozicionuar gjithashtu për një rritje javore prej 5 perqind.

Revista Monitor,  29.01.2016