Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

TransAtlantic, në vështirësi financiare

Transatlantic Albania Ltd (ish Stream Oil), kompania më e dytë më e madhe e prodhimit të naftës në vend, pas Bankers Petroleum është në vështirësi serioze financiare. Dy muajt e fundit nuk kanë pushuar kërkesat e përmbaruesve për vendosjen e sekuestrove conservative kryesisht për llogari të bizneseve të tjera, që kërkojnë shlyerjen e faturave.  Më e fundit, që mban datën 25 janar është vendsja e sekuestros conservative nga shoqëria përmbarimore Zike për llogari të “Silvi Oil & Drilling”, që kërkon shlyerjen e gati 30 faturave tatimore. “Kola & Associates” është një tjetër shoqëri që në 18 janar ka  kërkuar shlyerjen e faturave përmes përmbarimit. Lista është e gjatë dhe sekuestrot janë shtuar ndjeshëm në dhjetor dhe nëntor.

Industria e naftës në Shqipëri është vënë në pozicion të vështirë nga rënia e çmimeve në tregun ndërkombëtar, që kanë zbritur në rreth 30 dollarë për fuçi, në nivelin ku kompanive në Shqipëri nuk u intereson shumë të nxjerrin naftë, pasi dalin me humbje.

Kompania turke Transatlantic duket dhe kompania e prekur më rëndë nga situata e krijuar. Në nëtor të vitit të kaluar, ajo njoftoi se kishte nxjerrë në shitje degën në Shqipëri. (Lexo: Transatlantic Petroleum del sërish në shitje, turqit në vështirësi financiare).

Transatlantic hyri në tregun shqiptar në fund të vitit 2014, kur bleu Stream Oil, e cila shfrytëzonte 4 vendburime të njohura nafte dhe gazi në Shqipëri, atë të Ballsh-Hekalit, Gorisht-Koculit dhe Cakran-Mollajt në naftë, si dhe fushën gazmbajtëse të Delvinës, në bazë të një kontrate koncesionare 25-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje 5-vjeçare.

Për shkak të problemeve të mëdha financiare që ishin bashkudhëtare të aktivitetit të TransAtlantik në Shqipëri që nga dita e parë e ardhjes së tyre, ata i kushtuan pak vëmendje faktit të përmirësimit të parametrave nxjerrës të vendburimeve që ajo dispononte në Marrëveshje. Kjo u reflektua dhe në uljen e kapacitetit nxjerrës. Volumet mujore të prodhimit të fushave, në momentin që kompania mëmë nxori në shitje asetet e saj në Shqipëri, mësohet se ranë në nivelin e 4500 tonë në muaj, nga rreth 6000 që ishte më parë. Komapnia sot ka reduktuar në maksimum shpenzimet.

Revista Monitor,  27.01.2016