Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Punonjësit e KEDS dhurojnë gjak

Është hera e tretë me radhë që punëtorët e kësaj kompanie solidarizohen me njerëzit që kanë nevojë për gjak.

Më 22 janar aksioni vullnetar për grumbullimin e gjakut u organizua nga Departamenti i Komunikimeve të KEDS-it dhe Qendrës së Transfuzioni të Gjakut në Prishtinë.

Punëtorët e KEDS-it u shprehën të gatshëm t’i përgjigjen kësaj ftese që u organizua në ndërtesën qendrore të KEDS-it në Prishtinë.

Numri i dhuruesve ka qenë i konsiderueshëm, rreth 40 punonjës të ndërtesës. Kryesisht dhuruesit kanë qenë ata të cilët kanë dhuruar edhe më herët, por në mesin e tyre pati edhe nga ata që për herë të parë kanë dhënë gjak.

Bujar Arifi nga Departamenti për Kontroll dhe Investime ka dhuruar për herë të parë gjak. “Është hera e parë që dhuroj gjak, por jo e fundit. Besoj që sadopak kam kontribuar për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë”, thotë ai.

Dr. Safete Maliqi- Qormemeti nga Qendra e Transfuzionit është ndarë e kënaqur me numrin e dhuruesve. “Çdo gjë ka rrjedhur siç është më së miri. Gjak dhuruan të dy gjinitë duke grumbulluar gjak nga të gjitha grupet. Numri i dhuruesve po vjen duke u rritur çdo vit e më shumë dhe falënderojmë punëtorët e KEDS-it dhe stafin për mikpritjen që na bënë”, tha Qormemeti.

Ky aksion humanitar tanimë në KEDS është bërë traditë dhe tradita do të vazhdojë.

Telegrafi,  25.01.2016