Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndalohen 2 elektriçistë, favorizuan një biznes

Dy punonjës të Operatorit të Shpërndajres së Energjisë Elektrike në Kavajë janë ndaluar nga policia e këtij qyteti, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë favorizuar një biznes të zonës për faturimin e energjisë elektrike.

Siç bën me dije policia, dy punonjësit e OSHEE-së janë Adrian Dedej 40 vjeç dhe Nebi Tahiraj 32 vjeç të cilët janë hetuar prej ditësh nga policia dhe prokuroria e Kavajës.

Dy punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, përmes favorizimit.

Shqiptarja.com  21.01.2016