Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Kosovë, veç 127 karburante me kupona fiskalë

Në dy vjetët e fundit asnjë operator, që merret me shitjen e derivateve të naftës, nuk ka kërkuar arkë speciale fiskale, ndërkohë vetëm vitin e kaluar në Doganat e Kosovës kanë hyrë rreth gjysmë milioni litra derivate të naftës

Rreth 900 pika të derivateve të naftës, që operojnë në Kosovë, vetëm 127 kanë arka fiskale të specializuara, ashtu siç i ka kërkuar Administrata Tatimore e Kosovës qe dy vjet.

Arka fiskale kanë edhe pikat tjera, por lëshojnë kuponë fiskalë vetëm nëse ua kërkon konsumatori. Ndërkohë që sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit 2015 janë importuar benzinë e naftë në sasi prej 550 milionë litrash, me vlerë të importit prej 230 milionë eurosh.

Kestrin Kumnova, zëdhënës i kompanive për fiskalizim, ka thënë se në dy vjetët e fundit nuk ka pasur asnjë kërkesë nga kompanitë e derivateve të naftës që të pajisen me arka fiskale, ashtu siç kishte kërkuar ATK-ja. “Deri më tash janë të fiskalizuara 42 kompani me 127 pika të shitjes së derivateve të naftës.

Gazeta Zëri, 19.01.2016