Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Rriten eksportet e Gazprom në Evropë

Eksportet e gazit natyror rus në Evropë janë rritur për gati 8 për qind në vitin 2015, pavarësisht tensioneve me Perëndimin, për shkak të krizës në Ukrainë, ka thënë gjiganti rus i gazit, Gazprom.

Shefi i kësaj kompanie shtetërore, Aleksei Miller, ka thënë se Gazpromi ka eksportuar 159.4 miliardë metra kub gaz në shtetet që nuk kanë qenë më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik, sidomos në Evropë.

Shifra, sipas tij, do të thotë rreth 11.8 miliardë metra kub gaz më shumë se në vitin 2014.

Furnizimet në Gjermani janë rritur për 17.1 për qind, ndërsa ato në Francë për 36.8 për qind, në Itali 12.6 për qind dhe në Britani 10.2 për qind, ka thënë Miller.

Rritja vjen me gjithë sanksionet kundër Rusisë, të ndërmarra nga Bashkimi Evropian në shenjë hakmarrjeje për aneksimin që i ka bërë Rusia Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetjes për separatistët pro-rusë në konfliktin civil në Ukrainë.

Bashkimi Evropian thotë se ka bërë përparim në zvogëlimin e varësisë nga gazi rus.

Gazpromi, megjithatë, ka thënë se rritja e eksporteve ka ndodhur për shkak të rënies së volumit të gazit të prodhuar në Evropë.

Telegrafi,  12.01.2016