Publisher is the useful and powerful WordPress Newspaper , Magazine and Blog theme with great attention to details, incredible features...

Ndërprerja e energjisë lë pa ujë Lipjanin

Ndërprerja e energjisë elektrike gjatë ditës së sotme në Komunën e Lipjanit ka rezultuar edhe me mungesë të ujit të pijshëm për qytetin dhe 29 fshatra të kësaj komune.

Në një komunikatë për media të Ujësjellësit Rajonal Prishtina, thuhet se komuna e Lipjanit, si zonë e shërbimit të kësaj Kompanie, me gjithsej 10 rezervuarë të ujit dhe 8 stacione të pompimit, të cilat i furnizojnë me ujë të pijshëm mbi 8.200 familje apo 27.000 banorë, janë ndalë së funksionuari si rezultat i mungesës së energjisë elektrike që nga ora 05:00.

KUR ”Prishtina” kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj komune, deri në stabilizimin e gjendjes së krijuar së fundmi nga erërat e forta mbi vendin tonë.

Telegrafi,  12.01.2016